Rreth nesh

HISTORIKU I SHKURTER I SHKOLLES

Çlirimi i vendit si mbarë Shqipërine edhe Dibrën e gjeti me një sërë problemesh të natyrave të ndryshme që kërkonin zgjidhje.Një nga problemet më prioritare paraqitej edhe gjendja arsimore e qarkut,që trashëgonte një numër minimal shkollash fillore,një pakicë arsimtarësh dhe një numër të madh analfabetësh.Prandaj,kryesia e Qarkut të Dibrës,detyrë të ngutshme konsideronte shkollimin e fëmijëve,vetëm nëpërmjet krijimit të një brezi arsimtarësh.Në vitin 1945 seksioni i arsimit me në krye zotin Selim Alliu “Mësues i Popullit” që vepronte praën Këshillit Popullor të Qarkut të Dibrës vendosi të ndërmarrë hapa konkrete.Për këtë në vitin 1946 hapet për herë të parë shkolla plotore (tre vite gjimnaz),prej ku do të dilnin mësuesit e parë.Pas dy vjet pune,nga organet përkatëse u pa e arsyeshme që kjo shkollë,të ngrihet në rangun e një shkolle të mirëfiltë pedagogjike.

Viti shkolor 1948 shënon hapjen zyrtare të shkollës së parë pedagogjike në Peshkopi me drejtor Rexhep Kadzadei me 17 nxënës gjithsej.Në vitin e dytë të saj duke vlerësuar drejtë rëndësinë e shkolimit,arritën një kalueshmëri të lartë rreth 93%.

Më 1952,katër vjet pas hapjes së shkollës ,numri i nxënësve vetëm dibranë arrinte 92 gjithsej.

Puna serioze e mësuesve dhe drejtuesve të shkollës e rritën besueshmërinë e saj dhe bënë që në vitin shkollor 1958-1959 pranë saj të krijohet dhe seksioni i mësimeve të korrespondencës që filimisht u regjistruan 45 nxënës të cilët do të punonin si mësues në shkollat fillore.Brenda viteve ‘’50 kjo shkollë mori karakter kombëtar duke u rradhitur në shkollat më të rëndësishme të veriut.Po në vitin shkollor 1958-1959 në një godinë me parametra të përshtatshme që edhe sot e cilësojnë si shkollën më të mirë (aty ku sot ndodhet gjimnazi “SEeit Najdeni” ) mësonin 265 nxënës prej të cilëve 230 ishin konviktorë.Këtyre nxënësve u shërbente një grup i përzgjedhur mësuesish (prej 15 vetësh).Në ndihmë të tyre punonte konvikti me drejtues të parë si Adem Shehu,Shemsi Zhulali etj,që ndikonte direct në mbarëvajtjen e procesit mësimor-edukativ.

Me kalimin e viteve,shkolla pedagogjike falë punës së palodhur të mësuesve dhe drejtuesve të saj si:Shefik Osmani,Astrit Hoxha,Zenel Sula,Sami Ferizi e Shemsi Manjani,fitoi reputacion të njëjtë me shkollat me traditë dhjetra vjeçare siç ishin:shkolla pedagogjike e Elbasanit (ish shkolla normale),shkolla pedagogjike e Titranës (ish Instituti Femëror),etj.

Kjo shkolë edukonte nxënësit me frymë kombëtare dhe dashurinë për atdheun.Nga dyert e saj dilnin mësues me formim të gjithanshëm shkencor e metodik duke e kthyer në një qendër të vërtetë metodike,në një fidanishte që nxorri qindra kuadro që shpërndanë në gjithë vendon eksperiencën e saj positive.Me emrin e mirë të shkolës është e lidhur puna e sa esa mësuesve,ku spikasin emra të tillë si:Sotir Tema,Kolë Tahiri,Jorgji Sinjari,Fadil Kaca,Dyrmish Shehu,Lavdrim Kaba,Nevrez Manjani,Ismail Erebara,etj.

Kur flasim për pedagogjiken e këtyre viteve s’mund të harrojmë kollaj punën pasionante të mësuesit të muzikës Munir Shehu (dhe më vonë të Fatmira Zeqos) që me vullnetin dhe talentin e tyre,arriti të edukojë tek nxënësit dashurinë për muzikën,krijoi orkestrinat e shkolës dhe grupet artistike.Si e tillë funksionoji 7 vjet,nxorri vetëm 4 matura me rreth 120 nxënës,dhe mbyllet përsëri në vitin 1977.

Por,shtimi i nevojave për arsimtarë në Sqipërinë e veriut,bëri që të rihapte për të tretën herë kjo shkollë në vitin 1984.Këtë rradhë eksperimentohet si aneks i gjimnazit,por zgjerimi i saj me degë të tjera artistike bënë që të trajtohet pak më vonë si drejtori më vete.Janë vite të përpjekjeve të një ringritje të saj në nivelet e kohës,përpjekje që kanë dorën e drejtuesve të saj si:Naxhije Zekja,Mensur Murrja apo Afrim Isaku,por dhe të mësueve si:Pëllumb Lala,Naim Alliu,Qani Pertafi,Hamdi Kaci,etj.

Në vitin 1994 shkolla mbyllet për të tretën herë…

Ndryshimet e thella demografike gjatë viteve “90, si dyndja në masë e popullsisë drejtë Shqipërisë së mesme,braktisja e profesionit të arsimit etj,sollën një situatë tepër kritike peër arsimin në Shqipërinë e veriut.Për kapërcimin e kësaj situate,Ministria e arsimit arriti të rihap për herë të katërt shkollën e mesme Pedagogjike në qytetin Peshkoipi në shtator 1998 në godinën e ish-shkollës bujqësore,si drejtori më vete.

Megjithëse në kushte jot ë favorshme,përballë mungesës së mjeteve didaktike,shkolla jonë konkuron denjësisht në shkallë kombëtare dhe është nderuar me çmime të larta (vetëm formazioni i mandolinave zuri tre herë rresht vendin e parë në shkallë vendi).

Më vonë,shumë talente të saj vazhduan rrugën e mirëfilltë të artit muzikor.Shkolla krijoi një profil të qartë sportive të lidhur me emrat e Bexhet Shehut e Hamza Spahiut,apo të vizatimit dhe pikturës,i lidhur me këmbënguljen e piktorëve Bujar Elmazi dhe Bajram Mata etj.

Pjesë e pandarë e pedagogjike dhe e suksesit të saj është edhe shkolla ushtrimore.Klasat e saj me kontributin e Ramzi Prapanikut,Hava Shehut(Hoxhës),Jollanda Radës,Irena Bitri e Sanije Zenelit, u kthyen në laboratore reale të praktikave shkencore dhe metodike.Keta mësues,me përgatitjen e ture të lartë dhe përkushtim maksimal,shërbyen si modele të vërteta për gjenerata të tëra mësuesish.Rezultatet e larta të shumë nxënësve dhe në vitet e mëvonshme,e kishin bazën pikërisht në shkollën ushtrimore të qytetit tonë.

Përfundimisht shkolla pedagogjike mbylli dyert e saj në vitin 2011,kur nxorri dhe maturantët e fundit.Por ndërkohë në vitin shkollor 2004-2005 u hap gjimnazi gjuhësor,me dy gjuhë të huaja ,anglisht dhe gjermanisht,që vazhdon edhe sot dhe ka rezultatet më të larta në gjithë profilet e shkollës.Në po të njëjtin vit,praneë kesaj shkolle u hap dhe dega ekonomike(5vjeçare),deri në vitin 2012 dhe më pas ka vazhduar me sistemin 2+2.Ne vitin 2009 çelet dega ekonomi(administrim zyre),me të njëjtin sistem,dhe nga viti 2011 emërtohet ekonomi(administrim biznes).Në vitin 2009,në kuadër të strategjisë kombëtare për zhvillimin e arsimit profesional,çel dyert,dega e arsimit të kombinuar(2+1+1),e cila në vitin e parë ka karakter të përgjithshëm,kurse në dy vitet e tjera profilizohet në drejtimet Mekanik,Elektromekanik,dhe Përpunim druri.Vitin e tretë dhe të katërt nxënësit e kësaj shkolle për arsye baze materiale,mungesë specialistesh etj.e zhvillojnë në Shkodër,në shkollat përkatëse,si dhe në raste të vecanta në Tiranë dhe Durrës.Po në vitin 2009 pranë shkollës sonë hapet dega e TIK-ut,me system 2+2.Në të tre drejtimet e arsimit profesional,baza materiale është fuqizuar së tepërmi;gjithashtu është krijuar një grup specialistësh të mirëfilltë dhe të mirëtrajnuar dhe po plotësohet literaturë përkatëse.Një ndihmë të madhe,përveç MASH-it,dhe organizmave të tij,ndihmë të madhe kanë dhënë dhe projektet ALBIZ,GIZ,etj.

Në këtë mënyrë shkolla po shkon drejt një konsolidimi të mirëfilltë si një shkollë e formimit dhe aftësimit professional.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s